3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Konjufca: Kuvendi do të konstituohet sot, Kurti do të bëhet sërish kryeministër MË: 10 TETOR 2025 NË ORA: 09:59 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet sot. “Së shpejti do ta kemi Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë. Prej nesër fillon rrjedhja e kohës për formimin e Qeverisë sepse sot do të kemi Kuvend të konstituuar”, tha ai, para fillimit të seancës. I pyetur nëse ka pasur negociata me ndonjë parti, ai tha se “negociatat gjithmonë ndodhin, bisedimet gjithmonë ndodhin”. LVV-ja ka theksuar sërish se nuk do ta votojë asnjë deputet të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për pozitën e nënkryetarit. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se nënkryetar nga komuniteti serb duhet të zgjidhet Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. “Rashiq i mori 56 vota [në seancën e kaluar], nevojiten edhe 5 vota nga 52 deputetët shqiptarë”, tha Murati. Komento

Duhet ti lexosh

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet sot.

“Së shpejti do ta kemi Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë. Prej nesër fillon rrjedhja e kohës për formimin e Qeverisë sepse sot do të kemi Kuvend të konstituuar”, tha ai, para fillimit të seancës.

I pyetur nëse ka pasur negociata me ndonjë parti, ai tha se “negociatat gjithmonë ndodhin, bisedimet gjithmonë ndodhin”.

LVV-ja ka theksuar sërish se nuk do ta votojë asnjë deputet të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për pozitën e nënkryetarit.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se nënkryetar nga komuniteti serb duhet të zgjidhet Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. “Rashiq i mori 56 vota [në seancën e kaluar], nevojiten edhe 5 vota nga 52 deputetët shqiptarë”, tha Murati. /BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit