Nga Saime ISUFI, koordinatore e LAPSH-it për kantonit e Bernit
Sot, më 26.11.2015 me kënaqësi të veçantë mora pjesë, në cilësinë e koordinatores së LAPSH-së për kantonin e Bernës, në dy klasat e shkollave shqipe të LAPSh-së, në Thun dhe Ostermundigen. Kjo përvojë është edhe frymëzuese, por edhe emocionale, duke parë përkushtimin e mësueseve dhe angazhimin e nxënësve në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.

Në klasën në Thun, mësuesja Lindita Murtishi-Istrefi kishte përgatitur me shumë kujdes nxënësit me një program kulturo-artistik me rastin e festave të Nëntorit. Nxënësit prezantuan recitime dhe këngë, duke shfaqur dashurinë për gjuhën shqipe dhe historinë tonë kombëtare.
Po ashtu, edhe në Ostermundigen, nën udhëheqjen e mësueses Ida Jashari, nxënësit kishin përgatitur një program të pasur artistik me recitime, këngë e valle, i cili u realizua me shumë përkushtim dhe entuziazëm. Çdo paraqitje ishte dëshmi e punës së palodhur të mësueses dhe e përkushtimit serioz të nxënëseve ndaj mësimit dhe kulturës shqipe.

Këto aktivitete tregojnë qartë rëndësinë e madhe që kanë shkollat shqipe të LAPSh-së në ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë. Falë punës së palodhur të mësueseve dhe bashkëpunimit me prindërit, këto shkolla mbeten vatra të rëndësishme të edukimit dhe kulturës sonë.

Falënderim i veçantë për mësueset Lindita Istrefi dhe Ida Jashari për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, si dhe për të gjithë nxënësit që me punën dhe talentin e tyre i dhanë kuptim të veçantë festave të Nëntorit. / HelveticALforum.ch




