KF Shkëndija e Haraçinës, lider i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, është dënuar për një incident që ndodhi në Hasanbeg në duel me Bregallnicën e Shtipit. Komisioni Disiplinor pranë FFM-së ka marrë vendimin për këtë incident. KF Shkëndija Haraçinë 77 dënohet me 4.000 euro, ndërsa komisari për siguri i Shkëndijës suspendohet një vit.
Kujtojmë se, Shkëndija është dënuar edhe me katër ndeshje pa publik, qofshin ndeshje kampionale ose të kupës, transmeton BS.




