0.7 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kështu u Festua 112 Vjetori i Shtetit Shqiptar dhe Dita e Flamurit në Xhaminë Shqiptare në Regensdorf

Duhet ti lexosh

Kontributi i xhamisë shqiptare në Regensdorf është i njohur në shumë drejtime në të mirë të atdheut edhe ate në të gjitha trevat shqiptare. Kësaj here nuk do të ndalemi në punën e madhe që ka bërë edhe ate humanitare, kombëtare, kulturore dhe sportive. Imami i xhamisë, stafi i saj dhe të gjithë besimtarët janë të njëzëshëm, unik për të mirën e kombit.

Edhe më përpara ka pasur aktivitete kulturore me prezencë të shumë personaliteteve. Është një xhami e madhe shqiptare e cila për çdo të premte në namaz të xhumasë, hiq më pak se mbi 1.000 bashkatdhetarë janë të pranishëm. Mbi 20 vjet veprimtari. Me plot e plot ligjërata aktuale që lidhen me aktualen, me ligjërata shembullore bënë imami Mr.hfz.Ferid Zeqiri.

Ligjërata që peshojnë shumë për të mirë, që edhe përmendet shteti e populli zviceran për të mirat që na ka mundësuar. Kësaj here, po ndalem te një aktivietet tjetër, aktual, meqë ishim në nëntorin e flamurit edhe kjo xhami e kremtoi me një organizim të mrekullueshëm.

Këtë fundjavë imami Mr.hfz. Ferit Zeqiri dhe nxënësit ia kushtuan 28 Nëntorit.

Nxënësit e mektebit të xhamisë së Regensdorfit duke mësuar për rëndësinë e Ditës së Flamurit, pavarësinë e Shqipërisë, Himnin kombëtarë, personalitetet e njohura shqiptare, recitimin e poezive etj.

Më pas, 200 nxënësve iu dhuruan nga tetë dhurata me simbole kombëtare, si flamuri, T-shirt, syza, shall, kapelë etj. të gjitha të sponzorizuara nga vëllezërit tanë: Lumbardh Coma, Arbias Imeri, Valon Mustafi. Edhe imami dhe kryesia e xhamisë i falënderojmë përzemërsisht për këto dhurata të çmuara, Zoti i shpërbleft.

Imami tha ndër të tjera se ishte një ditë e veçantë dhe bashkëbiseduam me fëmijët për nëntorin e flamurit, folëm për dëshmorët e kombit, folëm për shkronjat shqipq, që ta ruajmë gjuhën e traditat tona kombëtare. Ai në fund tha se zoti na i ruaj këto fëmijë, që janë të lindur në Zvicër, por janë shembullorë, që janë të mirë edhe në gjuhën shqipe, por edhe në historinë tonë kombëtare.

Zoti e bekoftë popullin shqiptarë, zvicrën mike dhe të gjithë miqtë tanë që ishin afër popullit tonë në ditët më të vështira, paqe gjithandej“. Është për të përshëndetur punën e madhe që ka bërë dhe që po bënë imami i xhamisë, Mr.hfz.Ferit Zeqiri.

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit