BallinaEKSKLUZIVEKëshilli i Sigurimit i OKB-së do mbajë takim të hënën për sulmin...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do mbajë takim të hënën për sulmin e SHBA-së në Venezuelë

-

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet në një takim urgjent të hënën për të diskutuar operacionet e SHBA-së në Venezuelë, pas kapjes së presidenti të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruas së tij.

Takimi thuhet se është caktuar për në orën 10:00 të mëngjesit sipas orës lokale dhe do të përfshijë ambasadorë nga 15 vende në selinë e OKB-së në New York City, sipas Washington Examiner.

Kjo vjen pasi takimi u kërkua të shtunën nga presidenti kolumbian Gustavo Petro dhe ministri i jashtëm venezuelian Yvan Gil. “Në përgjigje të agresionit kriminal të kryer nga qeveria amerikane kundër kombit tonë, ne kemi kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, organit përgjegjës për ruajtjen e ligjit ndërkombëtar. Asnjë sulm frikacak nuk do të mbizotërojë kundër forcës së këtij populli, i cili do të dalë fitimtar”, shkroi Gil në X, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nis viti i ri akademik, rreth 20 mijë studentë ulen sot...

0
Tiranë – Universitetet shqiptare hapin sot dyert për vitin e ri akademik, me rreth 20 mijë studentë të rinj që pritet të ulen për herë të parë...