3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Karateistët Rexhepi dhe Aliu i sollën medalje dhe fitore Hasanbegut nga Kroacia 

Duhet ti lexosh

Në Karate 1 “Youth League” që u mbajt ditë më parë në Poreç të Kroacisë, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në karate ka fituar vetëm 2 medalje, shkruan Open-TV. Në mesin e atyre që i sollën Maqedonisë së Veriut medalje është Rexhep Rushiti nga KK Kushtrimi-Hasanbeg. Ai dje fitoi medaljen e argjendtë, pasi në finale humbi nga egjiptiani Muhamed me rezultat 2-0.

Karateisti i KK “Kushtrimi” pati një paraqitje të jashtëzakonshme dhe shënoi gjashtë fitore, duke konfirmuar talentin e tij dhe duke lënë të kuptohet se është shpresa e madhe e karatesë së Maqedonisë.

Kurse, talentja tjetër Rudina Aliu po nga ky klub arriti tre fitore. Trajneri Irfan Aliu është shprehur shumë i lumtur dhe krenar që puna dhe sakrifica e tyre shumëvjeçare u kurorëzua me sukses.

Në Ligën e të rinjve Karate 1 morën pjesë 3639 karateistë me 3714 paraqitje nga 74 shtete.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit