2.1 C
Zurich
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Ish-Presidenti Alfred Moisiu shtrohet në Reanimacionin e Kardiologjisë

Duhet ti lexosh

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore.

Burime spitalore bënë të ditur për gazetaren e RTSH-së Sonila Mlloja, se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Gjendja shëndetësore

- Reklama -

Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.

“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, informon gazetarja e RTSH-së, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme