POSTIMET E FUNDIT

Ish-drejtori i Barcelonës kundër Lamine Yamalit

  • Lamine Yamal vazhdon të konsiderohet lojtari më premtues i Barcelonës, por performancat e fundit të paqëndrueshme dhe polemikat që e rrethojnë kanë ndezur një debat të nxehtë në Katalonjë. Ai që i “hodhi benzinë zjarrit” ishte Toni Freixa, ish-drejtori blaugrana, i cili dërgoi një mesazh po aq të drejtpërdrejtë sa dhe të rëndësishëm: Barcelona nuk mund të lejojë të varet nga askush, madje as nga talenti i saj më i shndritshëm.
  • Freixa, që ka mbajtur poste drejtuese gjatë presidencave të Rosell, Bartomeu dhe Laporta, thekson se i riu Lamine ka nevojë për mbështetje, por edhe një dozë të fortë realizmi:
  • “Nëse do të ishte djali im do t’i thoja se nuk është aq i mirë sa thonë të gjithë. Duhet të vazhdojë të punojë dhe të mos besojë komplimentet. Duhet të mendojë vetëm për futbollin”. Një thirrje për pjekuri, por edhe një paralajmërim: nëse problemi, teknik, karakterial apo mjedisor, bëhet i pamenaxhueshëm, klubi nuk do të hezitojë të marrë vendime drastike:
  • “Nëse ka diçka për ta zgjidhur, duhet ta ndihmojmë. Nëse arrihet një pikë ku nuk mund të menaxhohet më, Barcelona ecën përpara. Askush nuk është i domosdoshëm. Në klub jemi të gjithë të përkohshëm, ajo që ka rëndësi vërtet është Barcelona”./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB