BallinaAtdheuInternet falas në 33 komuna të Kosovës

Internet falas në 33 komuna të Kosovës

-

Rrjeti publik falas i internetit është shtrirë në 43 lokacione në 33 komuna të Kosovës, ndërsa projekti ka regjistruar mbi 1.1 milion lidhje. Qytetarët tashmë mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi për mësim, punë dhe qasje në shërbimet elektronike.

Projekti “Wi-Fi for Western Balkans”, që synon përmirësimin e qasjes në internet në hapësirat publike, ka përfunduar shtrirjen në 33 komuna të Kosovës, duke përfshirë gjithsej 43 lokacione publike. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, i cili ka theksuar se rrjeti tashmë është funksional dhe po shfrytëzohet nga qytetarët në mbarë vendin. Sipas tij, deri më tani janë regjistruar mbi 1.1 milion lidhje në internet përmes këtij projekti, shifër që dëshmon interesimin e qytetarëve për përdorimin e rrjetit falas në hapësirat publike.

Një shembull i këtij shfrytëzimi është Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ku, sipas Jagxhiut, janë regjistruar mbi 14 mijë lidhje brenda një periudhe prej rreth gjashtë javësh.

e-Kosova me mbi 330 shërbime elektronike

Ministri Jagxhiu ka theksuar se zgjerimi i qasjes në internet është pjesë e përpjekjeve për transformimin digjital të Kosovës dhe për krijimin e mundësive më të barabarta për qytetarët.

Në këtë drejtim, rëndësi të veçantë ka edhe platforma shtetërore e-Kosova, e cila aktualisht ofron mbi 330 shërbime elektronike për qytetarët dhe bizneset.

Ndërkohë, përmes projektit e-Kosova 2.0, synohet që gjatë dy vjetëve të ardhshëm të shtohen edhe 400 shërbime të tjera, me qëllim që procedurat administrative të bëhen më të lehta dhe më të qasshme për të gjithë.

Rama: Interneti falas krijon mundësi të reja për të rinjtë

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka vlerësuar këtë projekt si një mundësi të rëndësishme për qytetarët, veçanërisht për studentët dhe të rinjtë.

Sipas Ramës, qasja falas në internet në hapësirat publike mund t’i ndihmojë studentët në procesin e mësimit, të rinjtë gjatë aplikimit për vende pune dhe qytetarët në përdorimin e shërbimeve elektronike.

Ai ka theksuar se Prishtina, si kryeqytet me popullatë të re dhe me potencial të madh zhvillimor, synon të krijojë kushte që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.

Mbështetje nga BE-ja dhe Gjermania

Projekti “Wi-Fi for Western Balkans” është frymëzuar nga programi Wi-Fi4EU i Bashkimit Evropian dhe është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital. Zbatimi i tij është bërë nga GIZ-i, në bashkëpunim me komunat dhe Telekomin e Kosovës. Me përfundimin e shtrirjes në 33 komuna, projekti synon të lehtësojë qasjen në informacion, të mbështesë procesin e digjitalizimit dhe të krijojë më shumë mundësi për qytetarët që internetin ta shfrytëzojnë për nevoja arsimore, profesionale dhe administrative, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

E XHUMAJA NË MALEDIVE, LARG ATDHEUT POR PRANË BESIMIT – FADIL...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Fadili Asani, kryetar i Xhamisë “Drita” në Luzern, personalitet i njohur për veprimtarinë e tij humanitare dhe atdhetare, së bashku me mikun...