Sipas raportimeve të CalcioeFinanza.it, FIFA ka si objektiv ta përdorë këtë teknologji në Kupën e Botës 2026, me synimin për ta bërë sistemin e pozicionit jashtë loje gjysmë-automatik edhe më të saktë dhe më të kuptueshëm për publikun.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në bashkëpunim me kompaninë Lenovo.
Risia kryesore do të jetë futja e avatarëve 3D, të gjeneruar përmes inteligjencës artificiale, të cilët do të integrohen në sistemin e offside-it. Çdo lojtar do t’i nënshtrohet një skanimi digjital me precizion të lartë, që zgjat rreth një sekondë dhe krijon një model tredimensional shumë të detajuar të trupit.
Falë kësaj teknologjie, lëvizjet e futbollistëve do të identifikohen edhe në raste me pamje të pjesshme apo me aksione të shpejta, duke reduktuar ndjeshëm gabimet dhe duke përshpejtuar vendimet e VAR-it. Avatarët 3D do të shfaqen edhe në transmetimin televiziv zyrtar, për të shmangur çdo paqartësi.
Sistemi është testuar tashmë në Kupën Interkontinentale. Paralelisht, FIFA do të prezantojë edhe platformën Football AI Pro për analiza para dhe pas ndeshjeve, si dhe një version të përmirësuar të Referee Vieë, me pamje më fluide./BS




