3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Instituti i Vjenës bën parashikimin: Sa pritet të rritet ekonomia shqiptare në 2025

Duhet ti lexosh

Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për studime ekonomike vlerëson se gjatë këtij viti ekonomia do të rritet me 3.8%, për të vijuar më pas në rreth 4% në dy vitet e tjera.

Shtysat kryesore do të jenë ndërtimi, turizmi dhe investimet e huaja. Për Institutin e Vjenës, edhe tregu i punës pritet të përjetojë një përmirësim gradual, ndërsa rënia e inflacionit do të ndikojë në konsum.

Raporti ndalet edhe te vendimmarrjet e Presidentit Donald Trump me tarifa tregtare, të cilat, nëse praktikohen edhe në Europë, do të kthehen në rrezik serioz për ekonominë e kontinentit.

Ndërkohë, sa i përket vendeve të rajonit, ku bën pjesë Shqipëria, me shqetësim vlerësohet ndikimi i investimeve amerikane.

Ekspertët i vlerësojnë tarifat e Trump një kërcënim për rikthimin e inflacionit, pasi përplasjet tregtare mund të ndikojnë direkt në rritjen e çmimeve. Bashkimi Europian mund të jetë më i prekuri, pasi dëmtohet industria më e madhe e ekonomisë, siç është ajo e automobilave. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur i qartë për të vendosur tarifa edhe për Bashkimin Evropian, pasi vendet europiane, sipas tij, po përfitojnë nga SHBA, njofton euronewsal.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit