3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ia prenë 2000 fidanë të qershive, keqbërësit ende s’janë gjetur

Duhet ti lexosh

Një familjeje në fshatin Gërdoc të Podujevës dikush ua ka dëmtuar, me sëpatë, 2000 fidanë të qershive. Policia është e njoftuar me këtë rast, por ende nuk janë gjetur autorët. Për familjen, e cila merret me këtë biznes, ky dëm është vështirë i riparueshëm.

“Kom marrë produkt prej kësaj qershie, por nga keqbërësit ka ndodh kjo që ka ndodhë”, tha Albion Hoxha, pronar i pemishtes.

Fillimisht ia kishin dëmtuar rrethojën e më pas me sëpata ia kishin prerë 2000 trupa të qershive nga 2800 sosh sa i kishte pasur të mbjella familja Hoxha në pemishten që e kishin ngritur me investime familjare e subvencione.

“Ka ndodhë një akt i tmerrshëm i cili i cili nuk i ndodh askujt se ka ndodhë ka hy dikush e ka dëmtua fillimisht rrethojën edhe tani i ka dëmtua edhe qershitë, mbi 200 copa qershi janë të prera me sakicë”, tha ai.

Ai tregon se për akt nga persona të panjohur e ka njoftuar edhe policinë.

“Autorët e kryerjes së kësaj vepre nuk mund të më ndalin mu me zhvillu kom me ngrit edhe më shumë edhe ky është biznes familjar që e kemi ngritë me familje që e kemi punua bashkërisht krejt që kemi punua edhe dëmi është shumë marramendës, i madh”, thotë pronari i pemishtes.

Dy vitet e fundit pemishtja kishte filluar të jepte prodhim. Pronari i saj konsideron se kjo i është bërë nga persona që dëshirojnë ta largojnë dhe ta dekurajojnë të merret me këtë biznes. Por, Hoxha thotë se me përkushtimin e njëjtë do ta ngrejë pemishten e re, teksa pret nga organet e rendit që keqbërësit t’i vërë para drejtësisë, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit