POSTIMET E FUNDIT

I nxehti “përvëlon” Evropën, dy fëmijë humbin jetën në Francë si pasojë e temperaturave 43°C

Vala e të nxehtit ka prekur disa vende të Evropës me temperatura që shënojnë  43°C, ndërsa në Francë janë shënuar edhe disa viktima.

Dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç u gjetën të vdekur brenda një automjeti ndodhur në Francën juglindore, ku dyshohet se temperaturat ekstreme të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin kanë qenë shkaku kryesor i ngjarjes.

Ngjarja në Francë vjen pas raportimeve për viktima të tjera: tre të moshuar që humbën jetën pranë Bordosë dhe 13 persona që u mbytën në aksidente noti gjatë fundjavës.

Franca po përballet me një valë të paprecedentë të nxehtësisë, ku temperaturat kanë kaluar 40°C në shumë qytete dhe pritet të arrijnë deri në 43°C në Bordeaux. Autoritetet kanë vendosur gjysmën e vendit në paralajmërim të nivelit 1 për rrezik për jetën, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Vala e të nxehtit ka shkaktuar pasoja të rënda: mbi 1,300 shkolla janë mbyllur, shërbimet hekurudhore janë anuluar dhe aktivitetet sportive janë pezulluar. Ministrja e Shëndetësisë ka apeluar për kujdes të veçantë ndaj të moshuarve dhe personave vulnerabël.

Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe vende të tjera evropiane, ku Spanja ka shpallur alarm të kuq me temperatura deri në 44°C, Italia ka lëshuar paralajmërime për 12 qytete kryesore, ndërsa Belgjika dhe Britania presin rekorde historike. Shkencëtarët paralajmërojnë se ngjarje të tilla ekstreme do të bëhen më të shpeshta dhe më të forta për shkak të ngrohjes globale dhe efektit “el nino”, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB