BallinaAtdheuHoxha i përgjigjet ‘prerë’ Moskës: Nuk tërhiqemi nga Kievi!

Hoxha i përgjigjet ‘prerë’ Moskës: Nuk tërhiqemi nga Kievi!

-

Rusia u kërkon diplomatëve dhe qytetarëve të huaj të largohen nga kryeqyteti ukrainas para sulmeve të planifikuara.

28 maj 2026 – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të Rusisë që u kërkon diplomatëve dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara.

Në një postim në X, Hoxha e cilëson këtë veprim si “krejtësisht të papranueshëm”, duke theksuar se kërcënimi i ambasadave nuk përbën diplomaci, por intimidim dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. “Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën dhe nuk do të intimidohemi”, thotë ministri.

Ai shton se përgjigjja ndaj luftës nuk mund të jetë përshkallëzim i mëtejshëm i dhunës, sulme ndaj civilëve apo shkatërrim i infrastrukturës civile, por përfundimi i konfliktit dhe nisja e negociatave të vërteta për paqe.

Sipas Hoxhës, ky qëndrim i është përcjellë edhe ambasadorit rus në Tiranë, gjatë një takimi të zhvilluar këtë të enjte, transmeton tvklanal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NJOFTIM PËR REGJISTRIMET E VITIT TË 20-TË MËSIMOR AKADEMIK 2026–2027 TË...

0
Njoftojmë se kanë filluar regjistrimet për mësimin e Gjuhës Shqipe për Vitin e Ri Akademik 2026–2027 në rrjetin e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador...