BallinaAktualitetiHilmi Gashi Kryetar i Parlamentit në Muri- Gümligen të Kantonit të Bernës

Hilmi Gashi Kryetar i Parlamentit në Muri- Gümligen të Kantonit të Bernës

-

Mërgata shqiptare dita ditës po korrë suksese, tashmë edhe në skenën politike zvicerane. Është shteti zviceran, shteti mik i kombit tonë, apo siç e quajnë mërgata jonë si atdheu i dytë, po i mundëson bashkatdhetarëve tanë që të jenë edhe drejtues të parlamentit.

Z.Hilmi Gashi është i njohur thaujse nga e gjithë mërgata shqiptare në diasporë dhe në atdhe natyrisht, si veprimtarë e aktivist i palodhshëm. Modestia e tij dhe përkushtimi i madh e serioz e ka bërë të besueshëm, që ai nga data 21 janar të jetë drejtues i Parlamentit në Muri-Gümligen të Bernit, kryeqytetit të Zvicrës. Këtë lajm të mirë e ka shpërnda për rrjetet sociale, atdhetari, veprimtari i mirënjohur, z.Osman Osmani, që njëherit është edhe një mik i mirë i z.Gashi.

Ja se si e përshkruan gëzimin, z.Osmani:

„Më 21 janar 2025, aktivisti i mirënjohur shqiptaro-zviceran, Hilmi Gashi u zgjodh Kryetar i parlamentit të Muri-Gümligen të Kantonit të Bernës, duke na bërë të ndihemi krenar ne miqtë e bashkëveprimtarët e tij si dhe gjithë komunitetin tonë në Zvicër“.  (Foto nga Osman Osmani e publikuar në FB)

helveticALforum

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Të dielën, më 25 tetor, dita nis me orën dimërore dhe...

0
Gjatë natës së sotme, mes së shtunës dhe së dielës, rikthehet ora dimërore. Në orën 03:00, akrepat do të zhvendosen një orë prapa, duke...