4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

HelveticALforum: Në Bankat e Shkollës, Ndërtohet Fati i Kombit

Duhet ti lexosh

Në emër të Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore në Zvicër, urojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit fillimin e vitit të ri shkollor.
Edhe pse në Zvicër dhe në disa shtete të tjera ku jeton mërgata jonë shkolla ka filluar më herët, ne sot urojmë me zemër dhe duam gjithmonë më të mirën për nxënësit dhe mësuesit në atdhe.
Shkolla nuk është thjesht një ndërtesë me klasa e banka – ajo është tempulli i dijes, vendi ku lindin ëndrrat, ku formohen mendjet dhe ku ngjizet e ardhmja e kombit.
Nxënës të dashur: çdo faqe që do të lexoni, çdo mësim që do të përvetësoni, është një hap më afër qëllimeve tuaja dhe një gur i fortë në themelin e shoqërisë sonë.
Mësimdhënës të nderuar: përkushtimi juaj është drita që ndriçon rrugën e brezave të rinj, fuqia e së cilës mbetet e pavdekshme.
Prindër: përkrahja juaj është krahu që i ndihmon fëmijët të fluturojnë më lart drejt dijes e suksesit. Le të jetë ky vit shkollor i mbushur me shëndet, dije, suksese dhe frymëzim.
Sepse çdo vit i ri shkollor është më shumë se një fillim – është një hap i sigurt drejt së ardhmes që të gjithë bashkë e ndërtojmë. Urime ! ( Foto ilustrim )
HelveticALforum.ch
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit