Të dashur lexues besnikë,
Ne në HelveticALForum.ch jemi rikthyer! Pas një periudhe shkëputjeje për përmirësime dhe pasurim të portalit, tani kthehemi me përmbajtje të freskuar, dizajn të ri dhe shumë surpriza që do të shërbejnë për bashkatdhetarët tanë.
Qëllimi ynë mbetet i njëjtë: të jemi afër jush, të kontribuojmë së bashku për të mirën e gjuhës dhe traditave tona kombëtare, duke ruajtur gjithashtu miqësinë dhe lidhjet me vendet ku jetojmë dhe veprojmë. Ju ftojmë të afroheni pranë nesh, që së bashku të bëhemi më të fortë në ruajtjen e fjalës së lirë dhe të krijojmë redaksi në Zvicër, si dhe platforma mediale të tjera, që komuniteti ynë ka nevojë.
Falënderojmë çdo lexues dhe mbështetës që ka qëndruar pranë nesh dhe presim me padurim të ndajmë së bashku projekte dhe iniciativa që forcojnë identitetin, kulturën dhe bashkëpunimin tonë.
Me respekt,
Redaksia e HelveticALForum.ch




