BallinaAtdheuHaxhiu: Vota e Diasporës do të jetë përcaktuese për Qeverinë Kurti 3

Haxhiu: Vota e Diasporës do të jetë përcaktuese për Qeverinë Kurti 3

-

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se votat e mërgatës do të jenë përcaktuese që të krijohet qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Një koment të tillë ajo e ka bërë në konferencën për media pas mbledhjes së sotme të ekzekutivit.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka partnerët e koalicionit Guxon dhe Alternativën, me të cilët është në qeverisje dhe që, sipas saj, do të vazhdojnë të qeverisim së bashku edhe në të ardhmen.

“Na duhet të presim edhe pak, pasi sot fillon numërimi i votave të mërgatës tonë. Duhet ta vlerësojmë rolin që mërgata jonë ka pasur edhe në këtë proces zgjedhor, pra një përkushtim maksimal që ta ushtrojnë të drejtën e tyre. Votat e Diasporës janë shumë të rëndësishme dhe besoj që janë përcaktuese që Qeveria jonë të formohet dhe të drejtohet nga kryeministri Kurti”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka shprehur shpresën që procesi i numërimit të votave nuk do të zgjasë shumë. “KQZ e ka mbështetjen e qeverisë së Kosovës për çfarëdo nevoje që ka dhe e pa pasur edhe deri tash, prandaj urojmë të përmbyllet sa më parë si proces që të na hapet rruga që të vazhdojmë me qeverisjen”, shtoi ajo.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...