-1.6 C
Zurich
Tuesday, January 20, 2026
spot_img
spot_img

HAPET SHKOLLA SHQIPE NË HEPPENHEIM TË GJERMANISË

Duhet ti lexosh

Nga Argjend HASANI

Në prani të shumë nxënësve, prindërve, Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Frankfurt, z. Gëzim Gashi, dhe mësueses Alma Selimi Zyberi, u bë hapja e shkollës shqipe në Heppenheim të landit të Hesenit (Hessen).

Entuziazmi i madh shihej në sytë e fëmijëve, klasa e të cilëve gumëzhinte nga gëzimi për këtë ngjarje të rëndësishme. Ambienti ishte i mbushur përplot dhe i stolisur me flamurin kombëtar shqiptar dhe atë shtetëror të Kosovës. Po ashtu, edhe prindërit ishin shumë të gëzuar që, pas një pune dhe angazhimi të madh të disave prej tyre, si z. Gani Lajçi dhe në bashkëpunim me mësuesen Alma, shkolla shqipe u bë realitet.

Fillimisht, mësuesja Alma Selimi Zyberi uroi mirëseardhjen nxënësve, prindërve dhe mysafirëve, duke theksuar:

“Për mua si mësuese është një emocion i veçantë që, pas nëntë vitesh shkëputjeje nga profesioni im, të rikthehem sërish pranë nxënësve. Falënderoj përzemërsisht prindërit, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë në Gjermani, Konsullin Gëzim Gashi dhe stafin drejtues të Gjimnazit ‘Starkenburg’ në Heppenheim, që mundësuan hapjen e kësaj shkolle.”

Ndërkaq, konsulli Gëzim Gashi i uroi nxënësit dhe prindërit, duke folur për rëndësinë e shtrirjes së shkollës shqipe në mbarë landin e Hesenit. Me këtë rast, edhe shkrimtari e publicisti Argjend Hasani përshëndeti të pranishmit me disa fjalë rasti.

Në fund, mësuesja Alma Selimi Zyberi, së bashku me konsullin Gashi, shpërndanë librat për nxënësit, të cilat janë dhuratë nga Ministritë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për fëmijët tanë në mërgatë, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme