3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Hapet ekspozita personale e artistit Urim Berisha në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Duhet ti lexosh

Cyrih, 18 qershor 2025 – Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e ekspozitës personale të artistit të njohur vizual, Urim Berisha, e cila do të mbahet të premten, më 20 qershor 2025, në orën 19:30, në ambientet e Konsullatës (Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zurich).

Kjo ekspozitë unike sjell një qasje të re artistike, ku numrat kapërcejnë funksionin e tyre tradicional matematikor dhe shndërrohen në simbole të pasura kulturore, filozofike dhe emocionale. Përmes teknikës së përzier mbi pëlhurë dhe tapet, Urim Berisha krijon një ndërthurje të guximshme ndërmjet abstraktes dhe së prekshmes, duke ofruar një përvojë vizuale dhe shpirtërore të thellë.

Artisti, i cili vepron në kantonin e Cyrihut, është i njohur për gjuhën e tij vizuale të veçantë dhe për punimet që nxisin reflektim mbi rendin, ndjeshmërinë dhe përmasat universale të artit bashkëkohor.

Konsullata fton të gjithë të interesuarit, artdashësit dhe përfaqësuesit e komunitetit të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore të veçantë. Pjesëmarrja juaj do të ishte një nder për ne dhe për artistin.

Data: E premte, 20 qershor 2025

 Ora: 19:30

Vendi: Konsullata e Republikës së Kosovës, Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zurich

Konfirmimi i pjesëmarrjes: consulate.zurich@rks-gov.net

Ju mirëpresim me përzemërsi!

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit