-0.4 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Hakan Sukur lavdëron Kosovën: “Arritje e jashtëzakonshme, vend meritor në një grup ferri”

Duhet ti lexosh

Legjenda e futbollit turk, Hakan Sukur – i cili ka prejardhje shqiptare dhe rrënjë familjare nga Prishtina – ka vlerësuar lart suksesin e Kombëtares së Kosovës, pas shortit të play-off-it për kualifikueset e Botërorit. Në një deklaratë të fortë dhe të sinqertë, Sukur u shpreh se rrugëtimi i Kosovës në një grup jashtëzakonisht të vështirë nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë.

Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ka lindur në Prishtinë. Kur ta shikoni grupin ku ishte Zvicra, Sllovenia e Suedia, nuk duhet të nënvlerësohet arritja e tyre”, tha ai, duke theksuar se suksesi i Kosovës është rezultat i disiplinës dhe planit të qartë të ekipit.

Sipas tij, pavarësisht humbjes 3:0 ndaj Rumanisë, Kosova tregoi forcë të madhe duke siguruar vendin në play-off, madje me rezultate që mund t’i kishin lejuar të përfundonin edhe në vend të parë në grup.

Sukur vlerësoi lart edhe yjet e Kosovës: “Kosova ka lojtarë të mirë si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi. Muriqi nuk është i shpejtë, por në ajër është shumë i fortë dhe e shfrytëzon në maksimum fizikun e tij”, publikon helveticALforum, transmeton BS.

Ai paralajmëroi një ndeshje tejet të vështirë mes Kosovës dhe Sllovakisë, duke shtuar se kushdo që kalon më tej do t’i shkaktojë probleme serioze edhe vetë Turqisë.

Këto ndeshje janë për Botëror. Janë dy duele të forta dhe gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi Sukur.

Në deklaratat e tij, ai e cilësoi Kosovën si një “pjesë të fortë të ish-Jugosllavisë, një minierë sportistësh”, duke e vendosur Kombëtaren dardane në nivelin e respektit ndërkombëtar, transmeton BS.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit