0.7 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Guardiola përjashton mundësinë e rikthimit te Barcelona si president i klubit

Duhet ti lexosh

Pep Guardiola është pyetur për mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, por ish-trajneri që fitoi tripletën me klubin e ka përjashtuar këtë mundësi.

“Të bëhesh president i Barcelonës? Nuk e mohoj Barcelonën. Gjithmonë je tifoz i vendit ku ke filluar. Por unë me kravatë në lozhën presidenciale? Jo, nuk mund ta shoh veten duke bërë atë”, ka thënë fillimisht Guardiola. Ai shtoi: “Barcelona është unike në këtë aspekt, sepse të gjithë kanë të drejtë të shprehen. Vetëm ata që janë brenda klubit duhet të i kushtojnë vëmendje zhurmës së jashtme”.

Guardiola thekson se dëshira e të gjithëve për të qenë president e bën Barcelonën një klub unik dhe të madh. “Kjo e bën Barcelonën klubin më të madh dhe më të veçantë në botë: sepse të gjithë duan të bëhen president; dhe kjo është arsyeja pse ne mund ta bëjmë këtë”, përfundoi trajneri spanjoll, transmeton BSot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit