BallinaSportiGranit Xhaka, lojtar i ri i Sunderland

Granit Xhaka, lojtar i ri i Sunderland

-

Sunderland ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen. Xhaka është rikthyer në Ligën Premier, pas dy viteve të kaluara në kampionatin gjerman, Bundesliga. Megjithatë, mesfushori shqiptar kësaj radhe nuk do të luajë te Arsenali, por te ekipi i sapo-inkuadruar në Ligën Premier, Sunderland. Është vet Sunderland që ka njoftuar kompletimin e transferimit të Xhakës nga Leverkusen. “Sunderland AFC ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Granit Xhakës, i cili vjen me një kontratë tre-vjeçare nga Bayer 04 Leverkusen!”, thuhet në njoftim. Transferimi i Xhakës thuhet se i ka kushtuar klubit anglez 15 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse, transmeton telegrafi.
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...