3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Itali, Zvicër e Shqipëri. 10 të arrestuar, 2 në kërkim

Duhet ti lexosh

Goditet grupi kriminal për trafikun e lëndëve narkotike në Itali, Zvicër e Shqipëri gjatë viteve 2020-2021.

12 urdhërarreste janë lëshuar nga Gjykata e Firenzes, 10 prej të cilave janë ekzekutuar, 9 në Itali dhe 1 në Shqipëri, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni ndërkombëtar disamujor i koduar “Fingerprint”, u finalizua në Shqipëri në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit me Drejtorinë e Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe Zyrën e Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Shqipëri.

Në Fier, forcat e policisë lokalizuan dhe arrestuan 41-vjeçarin E.H., i cili dyshohet se ka koordinuar veprimtarinë kriminale të grupit. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Firences, e cila kishte lëshuar për të masën “Arrest në burg” për trafikim droge, me dënim maksimal deri në 24 vjet.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po punojnë ngushtë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 41-vjeçarit drejt Italisë, ku pritet të përballet me drejtësinë për veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit