3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Gjimshiti nuk largohet, Atalanta refuzon ofertën e Al Rayyan

Duhet ti lexosh

Berat Gjimshiti nuk do të largohet nga Atalanta, pasi skuadra italiane ka refuzuar ofertën e ardhur nga Al Rajan. Ekipi nga Katari bëri një ofertë 12 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar.

Berat Gjimshiti do të vijojë të jetë futbollist i Atalantës në kampionatin italian, pavarësisht interesit nga skuadrat e tjera. Drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin për ta mbajtur në ekip qendërmbrojtësin, duke i thënë jo ofertës së bërë nga Al Rayyan, skuadra nga Katari. Sipas mediave italiane oferta konkrete për Atalantën ishte 12 milionë euro për kartonin e lojtarit, e kur u duk se kjo shumë mund të pranohej, u vendos e kundërta.

Drejtuesit bergamask i kthyen përgjigje negative Al Rayyan, duke e refuzuar kështu për herë të dytë radhazi bashkëpunimin. 32-vjecari ka një kontratë deri në 2026ën me ekipin nga Bergamo, të cilit iu bashkua për herë të parë në vitin 2016, ndërsa ka qenë në huazim te Avellino e Benevento. Në 2022in rinovoi sërish me bluzinjtë, duke qëndruar besnik projektit të Gasperinit.

Ky i fundit u largua drejt Romës e u duk se gjithçka do të ndryshonte edhe me Gjimshitin, por jo, lojtari vendosi të qëndrojë. Klubi e cilëson atë si një ndër lojtarët kyç në repartin difensiv, por nuk përjashtohet mundësia që vitin e ardhshëm të largohet si lojtar i lirë, në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët për rinovim, njofton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit