POSTIMET E FUNDIT

Gjermanë e austriakë në Durrës: Mars-prill me më shumë rezervime se 2025

Muaji i shenjtë i ramazanit ka ulur prezencën e pushuesve të fundjavës në Durrës. Të vetmit pushues besnikë të kësaj periudhe qetësie për hotelet janë anglezët, të duket që shumë shpejt do e ndajnë bregdetin e Durrësit dhe me gjermanët e austriakët:  po bëhet gati për nisjen e sezonit të ri turistik.

Në ditët në vijim pritet ardhja e turisteve të parë gjermanë dhe austriakë, të cilët hapin zyrtarisht sezonin  e vitit 2026.

Blerim Norja thotë se në muajin mars dhe prill ka nje numër prej afro 2200 turistë gjermanë që kanë rezervuar në hotelin që ai menaxhon, ndërsa në muajt në vazhdim ka një tipologji tjetër turistësh.

Çekët, polakët, sllovakët e shqiptarët e Kosovës janë ata që preferojnë verën, ndërsa nordikët fundshtatorin dhe tetorin.

Sezoni turistik është zgjatur me kalimin e viteve në qytetin e Durrësit, por synimi i operatorëve turistikë është që Durrësi të jetë një sezon që nis në fillim të marsit dhe të përfundojë në fund të muajit nëntor, pra të zgjasë 9 muaj. /N. Spahiu, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB