-0.5 C
Zurich
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

Gjendje e jashtëzakonshme në Zvicër

Duhet ti lexosh

Një zjarr i madh shpërtheu në vendpushimin e njohur të skive në Crans-Montana në Zvicër, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Zyrtarët presin që mes të vdekurve dhe të plagosurve mund të jenë edhe turistë të huaj.

Ndonëse ishte raportuar për dhjetë të vdekur, numri i saktë i viktimave dhe identiteti i tyre nuk janë bërë publik, pasi autoritetet thonë se është shumë herët për detaje të sakta.

Megjithatë, ka raportime se bëhet fjalë për dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të lënduar.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit të Shtetit, Mathias Reynard, raportoi se rreth 100 persona u lënduan, shumica rëndë, dhe u dërguan në spitale brenda dhe jashtë kantonit Valais.

Shërbimet e urgjencës janë të angazhuara maksimalisht, me 10 helikopterë dhe 150 persona të shpërndarë në terren.Prokuroria e Përgjithshme e Valais ka nisur një hetim për shkakun e zjarrit, me ndihmën e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Cyrihut, dhe po përqendrohet edhe në identifikimin e viktimave.

Autoritetet bëjnë thirrje që publiku të tregojë vetëpërmbajtje për të shmangur mbingarkesën e spitaleve dhe për respekt të familjeve të viktimave, transmeton telegrafi.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme