0.7 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në KS të OKB-së

Duhet ti lexosh

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.  Seanca e Këshillit të Sigurimit do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 sipas kohës në Kosovë), dhe do të shqyrtojë raportin periodik të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë, njofton zyra për informim e MPJD-së. Gjatë fjalës së saj para Këshillit, ministrja Gërvalla do të paraqesë të arriturat e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke theksuar progresin e bërë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin institucional. Ajo pritet të theksojë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për reforma gjithëpërfshirëse dhe për forcimin e rolit ndërkombëtar të vendit, transmeton rtk.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit