1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Gërvalla takon homologen nga Andorra në Nju Jork

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, u takua me ministren e Jashtme të Principatës së Andorrës, Imma Tor Faus.

Gjatë takimit u vlerësua mundësia për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes projekteve konkrete bashkëpunimi.

Fushat me interes të përbashkët përfshijnë turizmin malor, zhvillimin e qëndrueshëm, digjitalizimin e shërbimeve publike, si dhe shkëmbimin arsimor e rinor.

Ministrja Gërvalla falënderoi homologen andorrane për mbështetjen e vazhdueshme që Andorra i ka dhënë Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Frankofoninë, duke theksuar se kjo mbështetje është shumë e çmuar për Kosovën. /BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit