4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Gallatasaray siguron trofeun e parë, Osimhen i jep Kupën e Turqisë!

Duhet ti lexosh

Në pritje të kurorëzimit në Super Lig, Galatasaray ka siguruar trofeun e parë sezonal duke fituar Kupën e Turqisë, pasi mposhti Trabzonsporin me rezultatin bindës 3-0 në finalen e zhvilluar mes tensionit dhe përplasjesh të forta fizike.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 5-të, kur Yilmaz realizoi një gol të bukur me një goditje të saktë në këndin e poshtëm. Në pjesën e dytë, protagonist u bë Victor Osimhen, i huazuar nga Napoli, i cili shënoi dy herë: fillimisht në minutën e 46-të me një goditje të fuqishme në shtyllën e parë dhe më pas në të 63-ën për rezultatin përfundimtar 3-0.

Edhe pse Dries Mertens, një tjetër emër i njohur për Serinë A, u aktivizua për vetëm 20 minuta pa ndikuar drejtpërdrejt në golat, festa e Galatasarayt ishte e plotë – ky ishte trofeu i 19-të i Kupës së Turqisë në historinë e klubit.

Tani, skuadra e drejtuar nga Okan Buruk është vetëm një hap larg edhe titullit kampion, pasi ka tetë pikë avantazh ndaj ndjekësve më të afërt, me vetëm tri javë të mbetura. Festa e dyfishtë mund të vijë që të dielën, përpara tifozëve të vet, njofton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit