2.7 C
Zurich
Sunday, December 14, 2025
spot_img
spot_img

Frikë nga ndikimi i jashtëm, kontroll i rreptë investimeve, çdo lek i huaj në media do të hetohet

Duhet ti lexosh

Qeveria synon të monitorojë çdo investim të huaj direkt në sektorin e medias për të parandaluar dezinformimin, propagandën dhe ndikimet keqdashëse nga shtete apo palë të treta. Projektvendimi ka për qëllim të parandalojë investimet e huaja që ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë me fokus aksesin në informacion, ose mbi lirinë e medias.

“Rreziqet në këto kohë që jetojmë janë të shumta. Kryesisht lidhen me mjedisin online. Kjo nuk përjashton edhe faktin që mund të kemi nxitje të narrativave të ndryshme nga sponsorë apo burime të huaja në median tradicionale”, tha pedagogu i komunikimit Erlis Çela.

Sipas tij, kjo nismë shkon përtej një harmonizimi me praktikat e Bashkimit Evropian dhe synon kryesisht parandalimin e dezinformimit që vjen nga burime të huaja. Nga ana tjetër, ai kërkon garanci për mekanizmat.

“Përcaktimi i limiteve dhe i një kuadri të qartë për institucionet që do ta zbatojnë atë, është element kyç në këtë rast. Qeveria duhet të jetë e kujdesshme të kuptojë që në fushën e medias nuk mund të ketë një rregullim 100% të sektorit; do të duhet të ketë më shumë përfshirje nga aktorë të fushës, sipërmarrje të medias, përfaqësues të shoqatave të gazetarëve”, theksoi Çela.

Drafti parashikon që hetimi dhe vendimmarrja për investimet e huaja në media do të kryhen nga Komiteti Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte, në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë, ndërkohë që shkeljet do të ndëshkohen me gjoba nga 5 mijë deri në 50 mijë euro, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme