4.1 C
Zurich
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit për festat e fundvitit

Duhet ti lexosh

Në Portin e Durrësit është shënuar një rritje e ndjeshme e lëvizjes së udhëtarëve që vijnë nga portet italiane, kryesisht nga Bari.

Ashtu si çdo fundvit, edhe këtë dhjetor kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve që operojnë në linjën Bari–Durrës dhe anasjelltas, për të përballuar kërkesën e shtuar.

Mëngjesin e sotëm në port kanë mbërritur tre tragete, të cilët kanë sjellë afro 1000 pasagjerë dhe rreth 300 automjete.

- Reklama -

 Ndërkohë, gjatë mbrëmjes pritet të mbërrijnë edhe dy tragete të tjerë nga Bari, duke e rritur ndjeshëm fluksin e udhëtarëve.

Burime nga kapiteneria e portit bëjnë të ditur se ky fluks pritet të zgjasë deri më 24 dhjetor, ditë që pritet të shënojë edhe numrin më të lartë të udhëtarëve që kthehen për festat e fundvitit.

Autoriteti Portual i Durrësit, në bashkëpunim me policinë kufitare dhe doganën, ka marrë të gjitha masat për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve në kohë sa më të shpejtë, duke garantuar një menaxhim efikas të situatës, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme