1.1 C
Zurich
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Florim Useini: Shqipëria, një bukuri e rrallë edhe në dimër

Duhet ti lexosh


Nga Dashnim HEBIBI

Florim Useini, Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve në Zvicrën Qendrore, një personalitet i njohur jo vetëm në mërgatë, këto ditë po qëndron në Shqipëri e sot në Vlorë, nga ku ka përcjellë disa fotografi mbresëlënëse që dëshmojnë se vendi ynë mbetet i bukur dhe mikpritës në çdo stinë. Përmes këtyre pamjeve, ai thekson se Shqipëria ofron qetësinë e detit dhe një bukuri të rrallë edhe gjatë dimrit, larg zhurmës dhe ritmit të shpejtë të përditshmëris

Gjatë qëndrimit të tij, Florim Useini po përjeton pushime të këndshme, duke shijuar natyrën, klimën e butë dhe ndjesinë e veçantë që të jep Shqipëria, aty ku çdo shqiptar ndihet mirë dhe si në shtëpinë e vet. Ai u ka uruar mërgimtarëve pushime të mbara, duke i ftuar që të mos hezitojnë ta vizitojnë atdheun edhe gjatë sezonit dimëror.

Sipas tij, një zgjidhje shumë e mirë për ardhjen në Shqipëri është edhe udhëtimi me anije nga Italia, me destinacione si Vlora, Saranda apo Durrësi, duke e bërë udhëtimin më të lehtë dhe më tërheqës për diasporën.

Fotografitë e publikuara janë një dëshmi e qartë se Shqipëria ka shumë për të ofruar gjatë gjithë vitit dhe mbetet një destinacion ideal për pushime, reflektim dhe rilidhje me rrënjët.

(Foto nga Vlora)

HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme