Rreth 4 mijë dhurata janë shpërndarë për fëmijët e Maliqit, në prag te festave të fundvitit.
Ka qenë nisma e përvitshme e besimtarëve ungjillorë të juglindjes, të cilët, me ndihmën e vullnetarëve nga Irlanda, aty ku janë përgatitur këto dhurata, kanë mundur të sjellin buzëqeshje dhe gëzim te fëmijët.
“Ne kemi vendosur të sjellim këtë atmosferë Krishtlindjesh në gjithë bashkinë e Maliqit. Kemi qenë në zonën e Gorës, Lozhan, Pirg, Orman, Drithas, Rrëmbec, si dhe nëpër qendra sociale te fëmijët me aftësi ndryshe. Ka qenë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm për të sjellë Krishtlindjen te fëmijët. Pakot që janë shpërndarë janë rreth 4 mijë dhe vijnë nga Irlanda”, thotë Plator Çollaku nga “Hands of Providence”, transmeton euronewsal.
Ky është viti i disatë ku Team Hope, BUSH dhe Duart që Sigurojnë gëzojnë fëmijët, sidomos ata të fshatrave më të thellë malorë.




