BallinaDiasporaFestat e fundvitit, shpërndahen 4 mijë dhurata nga Irlanda për fëmijët e...

Festat e fundvitit, shpërndahen 4 mijë dhurata nga Irlanda për fëmijët e Maliqit

-

Rreth 4 mijë dhurata janë shpërndarë për fëmijët e Maliqit, në prag te festave të fundvitit.

Ka qenë nisma e përvitshme e besimtarëve ungjillorë të juglindjes, të cilët, me ndihmën e vullnetarëve nga Irlanda, aty ku janë përgatitur këto dhurata, kanë mundur të sjellin buzëqeshje dhe gëzim te fëmijët.

“Ne kemi vendosur të sjellim këtë atmosferë Krishtlindjesh në gjithë bashkinë e Maliqit. Kemi qenë në zonën e Gorës, Lozhan, Pirg, Orman, Drithas, Rrëmbec, si dhe nëpër qendra sociale te fëmijët me aftësi ndryshe. Ka qenë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm për të sjellë Krishtlindjen te fëmijët. Pakot që janë shpërndarë janë rreth 4 mijë dhe vijnë nga Irlanda”, thotë Plator Çollaku nga “Hands of Providence”, transmeton euronewsal.

Ky është viti i disatë ku Team Hope, BUSH dhe Duart që Sigurojnë gëzojnë fëmijët, sidomos ata të fshatrave më të thellë malorë.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...