1.5 C
Zurich
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

Duhet ti lexosh

Fundviti ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve shqiptarë që rikthehen në atdhe për të kaluar festat pranë familjeve të tyre.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, nga porti i Vlorës kanë mbërritur rreth 1000, kryesisht shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.

Shërbimet portuale bëjnë të ditur se nuk janë raportuar vonesa apo problematika, ndërsa për ditët në vijim, kur pritet shtim i mëtejshëm i fluksit, janë marrë masa për të punuar me sportele të plota.

Ky është fluksi i parë i pasagjerëve për festat e fundvitit në Portin e Vlorës, ku shumë emigrantë kanë zgjedhur të rikthehen pranë familjeve, duke e bërë qytetin bregdetar një nga destinacionet kryesore të rikthimit në këtë periudhë, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme