Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë është shndërruar në një institucion model në fushën e drejtësisë, duke kombinuar traditën akademike me inovacionin dhe standardet bashkëkohore. Ky progres i dukshëm është rezultat i një koordinimi të qartë dhe vizionit strategjik të Dekanatit, i cili me udhëheqje të vendosur ka forcuar proceset akademike dhe ka ndërtuar një mjedis pune profesional dhe të disiplinuar.
Mbështetja e menaxhmentit të lartë të universitetit ka qenë thelbësore në konsolidimin e fakultetit, duke mundësuar implementimin e politikave institucionale dhe koordinimin e programeve akademike. Falë kësaj bashkëpunimi, Fakulteti Juridik ka zhvilluar një infrastrukturë moderne, të pajisur me mjedise mësimi të avancuara, bibliotekë të pasur me literaturë juridike dhe teknologji bashkëkohore që përmirësojnë cilësinë e procesit arsimor.
Studentët e Fakultetit Juridik kanë dhënë një kontribut të veçantë në këtë sukses, duke u angazhuar në mënyrë aktive në mësim, aktivitete shkencore dhe projekte praktike. Përkushtimi i tyre dhe pjesëmarrja aktive kanë forcuar kulturën e bashkëpunimit dhe kanë rritur reputacionin e fakultetit si qendër e njohur e drejtësisë në nivel lokal dhe rajonal.
Sot, Fakulteti Juridik i UHZ është një shembull i qartë i ekselencës akademike dhe institucionalizmit, ku vizioni strategjik, përkushtimi i stafit dhe pjesëmarrja e studentëve bashkohen për të krijuar një institucion të fortë, të besueshëm dhe modern, transmeton helveticALforum.ch. /UHZ
#FakultetiJuridik#UHZ#Drejtësi#Dekanat#Menaxhmenti#Studentët#InfrastrukturëModerne#EkselencëAkademike#Institucion#Profesionalizëm




