Langenthal i Zvicrës do të jetë nesër e shtune 17 janar qendër e rëndësishme e kulturës dhe librit, ku do të mbahet një manifestim i madh kulturor me rastin e promovimit të tre librave të ardhur nga Kosova, nga shtëpia botuese “Libri Im”.
Në këtë ngjarje të veçantë do të prezantohen dy libra në gjuhën shqipe dhe një libër në gjuhën gjermane, duke ndërtuar një urë të fuqishme kulturore mes komuniteteve dhe duke dëshmuar rolin e librit si mjet bashkimi, dialogu dhe mirëkuptimi.
Manifestimi organizohet në kuadër të aktiviteteve kulturore, i cili me përkushtim po vazhdon maratonën e sukseseve kulturore në diasporë, duke promovuar vlerat kombëtare dhe ndërkulturore.
Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e librit, kulturës dhe artit që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.
Informacione të mëtejshme:
helveticALforum.ch




