POSTIMET E FUNDIT

Era nuk m’i mori fjalët

Nga Prof.Dr. Xhavit LIPAJ, Zvicër

Se nuk ishin zë,

as nxehtësi.

Nuk kërkonin strehë

në vesh, as në kujtesë.

Ishin qëndrime pa qëllim,

njësi të ftohta,

të vendosura

jashtë kuptimit.

Si gurë, që bien

pa arsye,

pa kujtesë të rënies.

Era u përpoq

t’i zhvendosë.

Por ajo që nuk ka drejtim

nuk largohet.

Këto nuk ishin fjalë.

Ishin gjendje të qenies

në kalim, pa kërkesë

për t’u kuptuar.

Në fund mbeti vetëm fakti:

diçka që nuk u mor,

jo se u ruajt, por se nuk i përkiste

as zhdukjes.

Vetë kështu …

Janar, 2026

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB