3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

ËNDËRR

Duhet ti lexosh

/ Nga Fitore Haklaj /

Kush e tha që ëndërra është një hije

Ajo të ndjek deri në palcë të ashtit

Ecën papritur për të zbritur në vendin e panjohur

Duke zbuluar natyrën e pa paramenduar

E ti je banor i ri i atij vendi

Pastaj ti vë krahët

Fustanin e bardhë më vello pa fund

Ti princeshë për një natë

Nën yjet që shndërritin fytyrën engjëllore

Në qetësinë e paqën merituse

Zërat kishin ngjyrën e ylberit

Fytyrat të thelluara nën hijen e diellit

E trupi fluturonte me vallën e mirësisë

Askush nuk shikonte keq tjetrin

Sytë ishin të mbushur plot dadhuri

Dorën e zgjata duke pranuar tjetrën

Dhembja iku e u zhduk në ërrësiren e hënës

Edhe loti i tjetrit u shndërrua në lëdhatim

Si një zingjirë u përqafuam

Për mos t`u ndarë kurrë

Ëndërr si nuk të njoha më parë

Apo më harrove në shtratin bosh

Nëse vjen edhe një herë tek unë

Shpirtin do e vëj në duart e tua

Do lutem me ty deri në agim

Në ëndërr!

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit