3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Elezi: Mbi 46 mijë shtetas nga diaspora u regjistruan për votim me postë

Duhet ti lexosh

46 mijë e 15 shtetas të Kosovës nga 46 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Kjo shifër është bërë e ditur pas përfundimit të afatit për regjistrim nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë për KosovaPress, se të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të muajit shtator, me rastin e certifikimit të listës së votuesve.

Elezi ka sqaruar se në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesi nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës, duke kujtuar se “procesi i regjistrimit nuk ka qenë përjashtues, pasi çdo aplikues i refuzuar është njoftuar për arsyet e refuzimit dhe për mundësinë e ri-aplikimit duke paraqitur dokumentet e domosdoshme për regjistrim”.

Sipas të dhënave të KQZ-së, komunat me numrin më të madh të votuesve të regjistruar nga jashtë Kosovës, nga mbi 3 mijë sosh, janë: Suhareka (3,458), Gjakova (3,308) dhe Dragashi (3,066).

Ndërkaq, sipas KQZ-së, Gjermania me 21,500 dhe Zvicra me 11,024 janë shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar për votim me postë nga jashtë Kosovës.

Elezi ka sqaruar se procedurat specifike për votim përmes postës do të publikohen shumë shpejt nga KQZ, derisa votimi do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor.

KQZ ka sqaruar se shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës do ta gjejnë emrin e tyre vetëm në listën e votuesve jashtë Kosovës, pasi do të largohen nga lista e votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve, pasi kështu kërkohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ndërkohë, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk janë regjistruar për votim me postë, janë në listën e votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve. Të dhënat për adresën e Qendrës së Votimit mund të shikohen këtu: https://qv.kqz-ks.org . /KP/
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit