4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

“Ekziston një mundësi reale për diçka të madhe në Lindjen e Mesme”- Trump: Ne do t’ia arrijmë

Duhet ti lexosh

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të dielën se ekziston “një mundësi reale për diçka të madhe në Lindjen e Mesme”, pa dhënë detaje të hollësishme, disa ditë pasi kishte njoftuar se është afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

trump okb

“Ka një mundësi të vërtetë për diçka të jashtëzakonshme në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë gati për një hap të madh, për herë të parë. Do ta arrijmë,” shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

Të premten, Trump kishte deklaruar se SHBA-të janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje që do të çonte në përfundimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dhe kthimin e pengjeve.

Para nisjes për në turneun e golfit Ryder Cup në Nju Jork, ai u shpreh për gazetarët:

“Mendoj se jemi shumë pranë një marrëveshjeje për Gazën. Duket se e kemi një marrëveshje që do të sjellë kthimin e pengjeve, do të ndalë luftën dhe do të sjellë paqe. Mendoj se do të realizohet,” tha ai.

Ndërkohë, SHBA kanë propozuar një plan paqeje me 21 pika për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, një iniciativë që synon të përfshijë edhe vendet kryesore të rajonit. Sipas të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Whitkoff, propozimi i është paraqitur zyrtarëve nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Jordania, Turqia, Indonezia dhe Pakistani, transmeton panorama.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit