6.7 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Eksperti tregon pse të rinjtë, me ose pa diplomë, po largohen nga Shqipëria

Duhet ti lexosh

Eksperti i punësimit Arbër Xhihani, duke u mbështetur edhe në raportin e BERZH, shpjegon se të rinjtë shqiptarë, pavarësisht nëse kanë diplomë të lartë apo jo, po preferojnë të emigrojnë drejt vendeve europiane për paga dhe standarde më të larta.

” Referuar disa publikimeve të fundit, duket se trendi vazhdon akoma të jetë një tregues i vështirë për rininë shqiptare e cila kryesisht orientohet drejt emigracionit.

Kjo vërehet jo vetëm në ata të rinj që nuk kanë një profesion apo nuk janë të pajisur me një diplomë universitare, por edhe të rinjtë të cilët apo të cilat kanë mbaruar arsimin e lartë, kanë një profesion të kërkueshëm në Shqipëri por preferojnë që ti drejtohen një tregu pune të huaj, europian, ndoshta në pritje të standarteve më të larta apo pagesave më të larta përkunddrejt angazhimit të tyre profesional. Vërehet se pavarësisht se Shqipëria ka nevoja të shtuara për punonjës apo për profesionistë në degë si mjekësia, inxhinieria, teknologjia apo dhe arsimi, duket se të rinjtë të cilët janë në numër të shumtë në këtë degë fokusin e tyre e kanë drejt largimit në vende europiane për një kontratë pune më të mirë”, u shpreh Xhihani, transmeton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme