BallinaAtdheuEdi Rama uron shqiptarët me rastin 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

Edi Rama uron shqiptarët me rastin 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

-

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 29 Nëntorit, 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë.

Në postimin e tij të përditshëm të mëngjesit, kryeministri ka ndarë gjithashtu një foto nga Memoriali “Nëna Shqipëri”, duke përsëritur urimin për një fundjavë të qetë në këtë ditë historike.

“Mirëmëngjesi dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, ka shkruar  Rama.

Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste më 29 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939.

Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve.

Lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944, Tirana u çlirua më 17 nëntor, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë territorin shqiptar, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

17 të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali, 432...

0
Nga fillimi i vitit deri më 26 gusht, 17 persona kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali dhe 432 persona janë sëmurë,...