3.3 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Edi Rama uron Albin Kurti për fitoren dhe thekson forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

EKSKLUZIVE

Kryeministri i Albin Kurti, me ceremoni zyrtare, mirëpriti për takim bilateral Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive, ishin ndër temat kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Rama uroi kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të qytetarëve dhe mbarë kombit.

- Reklama -

“Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e deritanishme ndërshtetërore në pesë vitet e fundit kanë përfshirë njësimin e teksteve shkollore, projektet kulturore mbarëkombëtare, projektet infrastrukturore, si hekurudha Prishtinë-Durrës, lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave, pastaj bashkëpunimi në energji, siguri, sport, transport, turizëm dhe zhvillim ekonomik”, vijon tutje njoftimi i Zyrës së Kryeministrit, transmeton telegrafi.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme