3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Edhe kthimi i bashkatdhetarëve në vendet e Evropës me shumë sfida

Duhet ti lexosh

Bashkatdhetarët, të cilët kanë kaluar pushimet e fundvitit në atdhe tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet evropiane, në të cilat jetojnë dhe veprojnë.

Shumë prej tyre janë kthyer menjëherë prej dje, duke mos dashur që të presin nëpër kufinjë me orë të tëra e deri 40 për 1600 km rrugë. Temë aktuale ishte në pushimet e tyre rruga e gjatë dhe e mundimshme në pritje, sidomos në kufirin Kroaci-Serbi. Dramë e vërtetë thonin ata. Prandaj, menjëherë, sapo ka trokitur ora e parë e vitit 2025, ata i drejtohen rrugës së gjatë, por duke mos dashur të presin në kufinjë deri 32 km pritje në rrugë. Aeroplanë të shumtë nga Prishtina, Shkupi drejt evropës me çmime stratosferike, megjthate, vullnetin e bashkatdhetarëve për të ardhur në atdhe nuk ka mundësi askush të ja shkul.

Autobusët e kompanive të shumta, prej dje kanë filluar të shkojnë në evropë dhe sot poashtu. E premtja e shtuna do të jetë numri më i madh i atyre që do të nisen për në mërgim. Sfida të shumta, sidomos për fëmijët dhe për personat e moshës së thyer, por kjo nuk është risi, sepse janë mësuar me pritje e lodhje, por ana shpirtërore janë të mbushur, duke takuar prindërit, familjarët, miqtë e shokët e duke u çmalluar me atdheun e tyre. Jeta e mërgimtarit, me çanta andej e çanta këndej. Me gëzim për në atdhe e lotë për në mërgim. Sfidat nuk kanë të ndalur.

( Foto nga helveticALforum)

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit