3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

E konfirmon trajneri Regis Le Bris: Xhaka do të jetë kapiten i Sunderlandit

Duhet ti lexosh

Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit.

Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e parë dhe mbajti shiritin e kapitenit, duke dhënë sinjale të qarta për rolin kyç që pritet të ketë në skuadër.

Edhe pse Sunderland u mposht 1:0 nga ekipi spanjoll, trajneri Regis Le Bris u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, sidomos në pjesën e parë ku, sipas tij, u panë shumë gjëra pozitive.

“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha”, ka thënë Le Bris duke folur për Xhakën pas ndeshjes.

Trajneri shtoi se prania e mesfushorit shqiptar ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e lojës së ekipit. “Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij,” tha ai, duke shtuar se lojtarë të tillë janë të domosdoshëm në Ligën Premier.

Le Bris gjithashtu konfirmoi se Xhaka pritet të jetë kapiteni i ri i skuadrës: “Xhaka me gjasë do të jetë kapiten, po.”

Tifozët e Sunderlandit tashmë kanë arsye për të qenë optimistë, duke parë ndikimin e menjëhershëm të Xhakës dhe pritshmëritë për sezonin e ri në rritje./TEL

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit