1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Drita mposhtet në Rumani

Duhet ti lexosh

Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Drita, ishte shumë afër një rezultati historik në udhëtim te gjiganti rumun FCSB, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, por në fund u mposht me rezultat të ngushtë 3:2.

Skuadra gjilanase e nisi ndeshjen në mënyrë mbresëlënëse në stadiumin “Arena Națională” në Bukuresht, duke kaluar në epërsi që në minutën e 7-të, me golin e Veton Tushës. Dominimi i Dritës u konfirmua edhe në pjesën e dytë, kur Arb Manaj realizoi golin e dytë në minutën e 50-të, duke çuar rezultatin në 0:2 dhe duke rritur ndjeshëm shpresat për një fitore të madhe jashtë fushe.

Megjithatë, në vazhdim, skuadra rumune reagoi fuqishëm, duke shënuar dy gola të shpejtë — fillimisht përmes Daniel Bîrligea në minutën e 64-t, e më pas me golin e Daniel Graovac në minutën e 72-të, që solli barazimin 2:2. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+4), FCSB fitoi një penallti, të cilën Bîrligea e realizoi me sukses për ta vulosur përmbysjen dhe fitoren e vendasve.

Pavarësisht humbjes, Drita dëshmoi pjekuri, organizim dhe guxim, duke u përballur denjësisht me një kundërshtar me traditë të gjatë në garat evropiane. Tani gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita pëson golin e tretë

(E plotësuar) Kampioni i Rumanisë, FCSB, ka shënuar golin e tretë në ndeshjen ndaj Dritës. Golin nga penalltia e shënoi Daniel Birligea. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-t.

FCSB-ja barazon rezultatin ndaj Dritës

FCSB-ja e ka barazuar rezultatin me Dritën. Daniel Graovac e shënoi golin e barazimit në minutën e 72-të.

Drita po shkëlqen në Rumani, Drita shënon edhe golin e dytë

FCSB ka shënuar ndaj Dritës, duke ngushtuar rezultatin 2 me 1. Golin e e shënoi D. Bîrligea.

Drita e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj FCSB-së. Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 49-të. Ai u asistua nga Blerim Kransiqi.

Drita është duke bërë paraqitje fantastike në Rumani, pasi e ka mbyllur me epërsi (1-0) pjesën e parë përballë FCSB në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Veton Tusha ia doli të mposhte portierin e skuadrës rumune, për t’i dhënë epërsinë skuadrës gjilanase, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit