1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Drita Hajdari dekorohet me medalje nga Ambasadori i Francës

Duhet ti lexosh

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, sot i dorëzoi Drita Hajdarit medaljen e Kalorësit të Urdhrit Kombëtar të Meritës, në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Kjo mirënjohje nga Franca shpërblen veprimtarinë e shquar të Hajdarit të realizuar falë angazhimit të saj profesional.

Ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Hajdari, është shquar me guximin, integritetin dhe vendosmërinë e saj për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ceremonia e ndarjes së çmimit është bërë në Rezidencën e Francës, në prani të familjes, miqve dhe kolegëve të saj, si dhe autoriteteve vendore e ndërkombëtare, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit