Cyrih, 08 shkurt
Drejpërdrejt nga Konsullata e Kosovës në Cyrih ku mërgimtarët po e japin votën e tyre. Ja se çka na tha një çlirimtarë që jeton e vepron në Zvicër.
Ora 12.15 mërgimtarë të shumtë po i drejtohen Konsullatës për të votuar. Ka edhe nga ata mërgimtarë që i kanë fëmijët e tyre të vegjël, por nuk duan të humbin të drejtën e votës. Kjo është respekt e për më shumë po japim videon.
_______
Që nga ora 07.00 e mëngjesit, mërgimtarët tanë me një interesim të jashtëzakonshëm po presin në radhë të qetë e me buzëqeshje për të dhënë për herë të parë votën e tyre të lirë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Me disa mërgimtarë edhe bashkëbiseduam dhe ata presin që të fitoj vota e lirë.

Stafi i Konsullatës po i mirëpret të gjithë. Në Konsullatë janë brenda në katin e parë 6 persona që përcjellin dhe janë tre vende për të votuar dhe një kuti votimi. Mërgimtari nga rrethina e Gjilanit, Visar Robelli kishte ardhur nga Luzerni me familje për të votuar dhe ai dha edhe një prononcim për helveticAL forum dhe tha se mezi se e ka pritur këtë ditë që të votoj.

Është ditë e madhe! Atmosfera është e qetë siç thamë edhe më lart dhe presim deri në ora 19.00 të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme.
helveticALforum




